Eko Higjiena

AKV “Gjilani” përfaqësoj Kosovën në ”Festivalin Ballkanik Izmir-Turqi 2016”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – AKV, ”Gjilani” këto ditë është kthyer nga Turqia ku ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze në “Festivalin Ballkanik Izmir 2016″.

Në këtë festival AKV “Gjilani”, është paraqitur me programet tona të larmishme me motive nga të gjitha trevat Shqiptare, krahas të gjitha vendeve të Ballkanit tha Nehat Ferati kryetar i ansamblit.

Paraqitja e suksesshme e AKV “Gjilani”, në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për kulturën në përgjithësi është nderuar edhe nga organizatori me mirënjohje speciale, ku meritor për këto paraqitje janë anëtarët e Ansamblit dhe i gjithë stafi që për një kohë të gjatë është përgatitur që përfaqësimi të jetë sa më dinjitoz .

Eco Higjiena

Vlen të theksohet se pjesëmarrjet e këtilla janë shumë produktive për njohjen, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve të ndryshme, mes të rinjve tanë me kultura dhe tradita të vendeve të Ballkanit dhe më gjerë.

Gjithashtu janë krijuar kontakte me shumë organizata-shoqata të ndryshme që veprojnë në qytetin e Izmirit për një bashkëpunim të mirëfilltë në të ardhmen.

Për të marr pjesë në këtë Aktivitet shumë të rëndësishëm AKV “Gjilani” është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilani,t me këtë rast u jemi shumë mirënjohës dhe shpresojmë që në të ardhmen përkrahja institucionale nuk do të mungoj ka thënë Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.