Uji Dea

AKV “GJILANI” me paraqitje mbresëlënëse dhe fitues i çmimit për instrumentistin më të dalluar të Festivalit

/ 2 minuta lexim

Pas aktiviteteve dhe sukseseve të shumta të kohëve të fundit, me ftesë të organizatorit në Festivalin Folklorik “HASI JEHON 2019″, Ansambli “GJILANI” në këtë festival mori pjesë dhe u paraqit në natën finale të festivalit me një kolazh këngësh dhe vallesh të luajtura nga artistët e Ansamblit me përkushtim të madh, këngë të kënduara nga këngëtaret e mirënjohur gjilanas: Afrim Haziri, Adnan Leka, Nehat Ferati, Eronita Qerimi dhe Lavdije Idrizi, me valle të Karadakut, rite dhe lojëra popullore të prirë nga valltari i mirënjohur Rifat Idrizi, nën shoqërimin e orkestrës burimore të përberë nga mjeshtrit gjilanas Behlul Rexhepi, Naser Zeqiri dhe Riza Rexhepi, dhanë gjithçka nga përvoja e tyre për të paraqitur sa më mirë vlerat tona kombëtare, ritet dhe zakonet nga Karadaku dhe Anamorava në përgjithësi, dhe për ta kënaqur publikun artdashës që ishte në masë të madhe prezent.

Nga një konkurrencë e jashtëzakonshme ku u paraqitën Ansamble dhe Grupe nga gjithë trevat shqiptare, por dhe nga Turqia, AKV GJILANI mori çmimin për instrumentistin më të dalluar të Festivalit, të cilin e mori Nehat Ferati.

Këto ngjarje kulturore janë shumë të domosdoshme për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë kulturore, e cila dita ditës, po rrezikohet së ruajturi nga mos mbështetja e institucioneve tona.

Fidanishtja

Një falënderim të veçantë për organizatorët, për pritjen e jashtëzakonshme dhe që kanë arrit me shumë mund të mbahet ky festival që ishte edicioni i 30-të me radhë.

Ansambli GJILANI po vazhdon përgatitjet në kushte jo të mira për programet e ardhshme sepse kemi disa ftesa, por do të shikojmë mundësitë financiare nëse do të kemi mbështetje nga institucionet tona.

Pjesëmarrja në këtë festival u mundësua nga kontributi i anëtarëve në mungesë të mbështetjes së institucioneve kulturore thuhet në njoftimin e AKV “Gjilani”./rajonipress/