Mobi Casa

AKV “Gjilani” kurorëzohet me vendin e parë në Festivalin “Gurra popullore 2014”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, i është ndarë vendi i parë ( I ) në Festivalin “Gurra Popullore”. Ky festival mbahet për shumë vite me radhë dhe kishte karakter garues, kurse pjesëmarrës të këtij festivali ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare njoftoj Nehat Ferati kryetar i ansamblit.

Sipas Feratit në këtë Festrival kanë marrë pjesë ansamble nga Ulqini, Shkupi, Veleshta-Struga, Tetova, Podujeva, Prizreni, Kaçaniku, Obiliqi dhe grupe lokale të qytetit të Gjilanit. “Konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë sepse edhe Ansamblet e tjera u paraqiten me programe shumë të bukura dhe kolorit të jashtëzakonshëm të veshjeve tona kombëtare” tha Ferati.

Ansambli “GJILANI” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut,

Uji Dea

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI” po bënë përgatitje intensive për festivale të ndryshme Kombëtare dhe Ndërkombëtare duke iu falënderuar të gjithë anëtarëve dhe stafit udhëheqës ku edhe rezultatet nuk do te mungojnë.

Për arritjet e Ansamblit “GJILANI” më së shumti meritor është Këshilli Artistik i Ansamblit tha Nehat Ferati./rajonipress/