Fundamenti

AKV “Gjilani” kënaq publikun tetovar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas aktiviteteve dhe sukseseve të shumta të kohëve të fundit, Ansambli “Gjilani” ishte pjesë edhe e Festivalit tradicional të këngës qytetare Teuta në Tetovë, i cili u mbajt në kuadër të festave të nëntorit në qytetin e Tetovës.

Me një kolazh këngësh të përzgjedhura nga mjeshtri gjilanas Murat Ismajli nën shoqërimin e orkestrës profesioniste të përbëre nga Bekim Rexhepaj, Burhan Azizi, Besim Baftiu, Arsim Baftiu, Fazli Berisha ku këngëtarët gjilanas: Qemajl Musliu, Remzi Leka, Nazim Gagica, Nehat Ferati, Meti Maloku, Eronita Qerimi dhe Adnan Leka, dhanë gjithçka nga përvoja e tyre për të paraqitur sa më mirë vlerat e tona kombëtare dhe për ta kënaqur publikun artdashës tetovar që ishte në masë të madhe prezent.

Uji Dea

Këto ngjarje kulturore janë shumë të domosdoshme për ruajtjen dhe kultivimin e këngës sonë, një falënderim të veçantë për organizatorët për pritjen e jashtëzakonshme dhe që po arrijnë me shumë mund të mbahet ky festival dhe festivale tjera në qytetin e Tetovës.

Ansambli “Gjilani” po vazhdon përgatitjet në kushte jo të mira për programet e ardhshme sepse kemi disa ftesa, por do të shikojmë mundësitë financiare, nëse do të kemi mbështetje nga institucionet tona thuhet në njoftimin e kryetarit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.