HW

AKV “Gjilani” fitues i vendit të I-rë në festivalin ndërkombëtar “Shkupi Folk Fest” 2018

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – AKV “GJILANI” po vazhdon me suksese te njëpasnjëshme neper festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, ne ketë festival është paraqitur me potpuri këngësh te kombinuara nga te gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa me shume këtë ngjarje me rëndësi te veçantë, te interpretuara nga këngëtaret tash me te njohur te AKV “GJILANI” : Avdi Latifi, Qemajl Musliu, Afrim Hazri, Nazim Gagica, Adnan Leka, Nehat Ferati, Kaltrina Hajdari, Eronita Qerimi dhe Rinesa Zahiri, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të artistëve gjilanas me përzgjedhjen e këngëve dhe udhëhequr nga Maestro Murat Ismajli, në bashkëpunim me këshillin artistik të Ansamblit.

Gjithashtu “AKV GJILANI” u paraqit me “Kolazh vallesh” nga grupi i mrekullueshëm i valltarëve me koreografi të Qemajl Musliu.

Festivali “SHKUPI FOLK-FEST” 2018 është organizuar nga “SHKA – SHQIPONJA”-dhe komuna Saraj – Shkup, dhe është mbajtur për herë të dytë dhe sipas organizatorit pritet të jetë një Festival tradicional, kishte karakter garues dhe kishte laramani të këngëve dhe valleve të mbi 20 Ansambleve dhe grupeve tjera, me këtë rast i urojme të gjithë pjesëmarrësit dhe fituesit tjerë.

Uji Dea

Programi i paraqitur nga AKV GJILANI pasuroi këtë ngjarje dhe i dha një jehone sheshit “Isa Boletini” në Saraj të Shkupit me këngë dhe valle të bukura shqiptare, është pritur shumë ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatorët.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “GJILANI” në këtë festival është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer të Ansamblit dhe organizatorit me ç’rast i shprehim mirënjohje dhe falënderime organizatorëve në krye me, Fevzi Ebibi, Drejtor i Festivalit, dhe udhëheqësit artistik këngëtarit të mirënjohur, Selajdin Miftari, për pritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme kulturore.

AKV GJILANI me mbështetje të komunës së Gjilanit, arriti ta realizojë këtë aktivitet kulturor dhe i falënderohemi institucionit në krye me, Lutfi Haziri, në veçanti Znj. Shpresa Kurteshi – Kryetare e Kuvendit Komunal në Gjilan, për angazhimin e saj, duke u bërë thirrje që AKV “GJILANI” si vlerë e pakontestueshme jo vetëm e qytetit tonë, por e gjithë kombit, të mbështetet për t`i ruajtur dhe kultivuar vlerat e tona kombëtare ka thënë Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.