HW

AKV “Gjilani” fitues i vendit të dytë në festivalin ndërkombëtar “Shkupi Folk – Fest 2017”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – AKV ,”GJILANI” po vazhdon me suksese te njëpasnjëshme neper festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, ne ketë festival është paraqitur me potpuri këngësh te kombinuara nga te gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa me shume këtë ngjarje me rëndësi te veçantë, te interpretuara nga këngëtaret tash me te njohur te AKV,,GJILANI” : Qemajl Musliu, Nehat Ferati, Avdi Latifi dhe Adnan Leka, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të udhëhequr nga Maestro Murat Ismajli dhe aranzhimet e Burhan Azizi.

Gjithashtu, “AKV GJILANI” u paraqit me vallen premier ,”Kolazh vallesh” të punuar nga koreografja e mirënjohur nga Shqipëria Znj.Arta Paspali.

Festivali “SHKUPI FOLK-FEST” 2017 është organizuar nga ,,SHKA.SHQIPONJA”-Saraj-Shkup, është mbajtur për here te pare dhe sipas organizatorit pritet te jete një Festival tradicional, kishte karakter garues dhe kishte laramani te këngëve dhe valleve te me se 20 Ansambleve dhe grupeve tjera.

FIDANISHTJA

Programi i paraqitur nga AKV GJILANI pasuroi këtë ngjarje dhe i dha një jehonë sheshit “Isa Boletini” në Saraj të Shkupit me këngë dhe valle të bukura shqiptare, është pritur shumë ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatoret.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit ,”GJILANI” në këtë festival është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer të Ansamblit dhe organizatorit me ç’rast i shprehim mirënjohje dhe falënderime organizatorëve në krye me, Fevzi Ebibi, për pritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme kulturore.

AKV “GJILANI” me mbështetjen kësaj radhe të K.K Gjilan, arriti ta realizojë këtë aktivitet kulturor dhe i falënderohemi institucionit për mbështetjen, duke u bërë thirrje që AKV,”GJILANI” si vlerë e pakontestueshme jo vetëm e qytetit tonë, por e gjithë kombit të mbështetet edhe më shumë për t`i ruajtur dhe kultivuar vlerat tona kombëtare ka thënë kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, Nehat Ferati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.