ARKATANA

Akuzojnë Thaçin për aleancë me Gecin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Një grup i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po kanë dyshime ndaj ish udhëheqësit politik të kësaj organizate, Hashim Thaçi. Ata po i shohin me dyshim sjelljet e vazhdueshme të shtetit të Kosovës dhe vetë kreut të saj Hashim Thaçit në raport me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Geci ka pranuar publikisht se është autor i vrasjes së njërit prej eprorëve të parë të UÇK-së, Abedin Rexhës – Sandokani. Veteranët në një letër që pritet t’ia drejtojnë Thaçit, përmendin edhe dy konflikte fizike të Gani Gecit me Gani Kocin dhe Xhavit Halitin.

Uji Dea

Sipas tyre, pas këtyre veprave dhe pas tentimvrasjes të deputetit Azem Syla, Gani Geci nuk u ndoq nga drejtësia, por përfundoi në një odë të respektuar në Drenicë, ku me ftesë të kryeministrit Thaçi i cili ndërmjetësoi për pajtim.

Sipas veteranëve, duke qenë nën besën e kryeministrit, Geci kreu edhe një krim duke e vrarë ish pjesëtarin tjetër të UÇK-së, Ruzhdi Shaqirin, i njohur me nofkën “Rudi”…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.