ARKATANA

Akuzojnë njëri tjetrin për keqpërdorime

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish drejtori i shkollës “Mirali Sejdiu” në Goshincë të Vitisë, Xhevat Emërllahu, pas 39 viteve pune në arsim, thotë se është larguar nga puna. Ai ankohet se zyrtarët e Vitisë, nuk i krijuan një vend pune, ani se ishte drejtor shkolle dhe i kishin premtuar të mos e lënë pa punë.

“Më kanë thënë se do të më punësojnë diku tjetër. Por nuk i kanë mbajtur fjalët”, ka thënë ai. Më pas, Emërllahu thotë se ka konkurruar për drejtor në shkollën ‘Kuvendi i Lezhës’, por sipas tij kryetari i Komunës së Vitisë ka ndërhyrë për t’u anuluar konkursi.

Hidromorava

“Tani e kanë punësuar si drejtor kundër kandidatin tim i cili ka pasur 50 pikë më pakë se unë”, ankohet për padrejtësi Emërllahu.

Më vonë, ai thotë se i kishin premtuar ta punësojnë si mësimdhënës. Por, asgjë deri më tani. Fehri Qerimi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, në komunën e Vitisë, thotë se nuk është e vërtetë që Xhevat Emerllahu është larguar nga puna. Por sipas tij, Emërllahut i ka kaluar mandati si drejtor i shkollës, kurse për të dytën herë, ai nuk është përzgjedhur si drejtor (Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.