Fundamenti

Akuzohet serbi për kontrabandimin e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
HW

Shoferi, një serb 56-vjeçar kishte në automjetin e tij tre shqiptarë të Kosovës. Të tre shqiptarët nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes dhe menjëherë u dyshua për hyrje të paautorizuar.

Të premten më 19 nëntor një ‘VW Polo’ është kontrolluar nga policia federale gjermane menjëherë pas mbërritjes nga Austria, shkruan ‘wochenblatt.de’.

Shoferi, një serb 56-vjeçar kishte në automjetin e tij tre shqiptarë të Kosovës. Të tre shqiptarët nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes dhe menjëherë u dyshua për hyrje të paautorizuar, përcjell albinfo.ch.

Në këtë veturë u gjet edhe një pasaportë serbe, por personi i kësaj pasaporte nuk ishte në makinë.

FIDANISHTJA

Hetuesit në pyetjet që i kanë bërë serbit kanë gjetur se ai po barte njerëz nga Austria në Gjermani.

Pronari i pasaportave të gjetura, tashmë ka dalë në Austri. Me vendim të prokurorit shoferi është sjellë para gjykatës në Passau. Tashmë ai akuzohet për kontrabandimin e njerëzve.

Tre shqiptarët e Kosovës janë kthyer përsëri në Austri.

http://www.albinfo.ch/akuzohet-serbi-per-kontrabandimin-e-shqiptareve/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.