UBT

Akuzohet Selvetja- grabitësja profesioniste e fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selvete Zylfiu akuzohet nga Prokuroria e Qarkut për veprën penale të grabitjes. Ajo është kapur në flagrancë derisa ua ka grabitur dy fëmijëve njërit në shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe tjetrit në “Musa Zajm”, nga një zinxhir të dorës dhe një pllakë të arit. Zylfiu e ka pranuar veprën , por ka thënë se nuk ka përdorë forcën fizike gjatë grabitjes.

Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan e ka ngritur aktakuzën kundër Selvete Zylfiut e lindur në Kopernicë të Kamenicës për veprën penale të grabitjes. Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, Selvete Zylfiu dyshohet se më 4 shtator 2012 në lokalet e shkollës fillore “Thimi Mitko” ka kryer grabitjen ndaj një nxënëseje të klasës së parë duke ia marrë me forcë nga qafa zinxhirin e arit në vlerë të 130 eurove dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Por, Zylfiu akuzohet edhe për një rast tjetër të grabitjes më datën 18 shtator 2012. Kësaj radhe viktimë e saj është një fëmijë i moshës 4 vjeqare . E akuzuara e shfrytëzon këtë katërvjeçare dhe nga qafa ia hjek zinxhirin e arit së bashku me një pllakë të arit. Në të dy rastet policia arrin ta arrestojë të dyshuarën e cila ndodhet nën masën e paraburgimit.

Mobi Casa

Gjatë hetimeve e akuzuara pjesërisht e ka pranuar veprimin inkriminues të veprave penale. Ajo ka deklaruar se ua ka marrë nga një zinxhir ari fëmijëve, por në asnjë mënyrë nuk ka përdorur forcën fizike, meqë më pas stolitë e arit i ka shitur në lokalet e argjendarisë në Kamenicë dhe në Gjilan. Ajo sipas aktakuzës është penduar për veprimet inkriminuese.

Zylfiut pasi i është konfirmuar aktakuza shumë shpejt pritet të përballet me procesin gjyqësor që do të zhvillohet në ballafaqim me dëshmitarët dhe palët e dëmtuara./rajonipress/