Fundamenti

Akuzohet për vrasje të foshnjës, nëna thotë se ia ka marrë dashnori shqiptar!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ajo ka deklaruar se foshnjën e lindur në dhjetor 2015 ia ka dhënë që në ditën e lindjes në dorëzim të atit të saj dhe ai e ka marrë me vete në Shqipëri

Një foshnjë e zhdukur në Limburg të Gjermanisë, vihet në lidhje me një shqiptar, i cili, sipas nënës së foshnjës, është babai biologjik i së bijës. Gjermanja 23 vjeçe po dyshohet dhe po mbahet në burgun hetues për vrasje të foshnjës. Ndërkaq ajo ka deklaruar se foshnjën e lindur në dhjetor 2015 ia ka dhënë që në ditën e lindjes në dorëzim të atit të saj dhe ai e ka marrë me vete në Shqipëri.

Ai, sipas saj ka qenë në lidhje me të për një kohë të shkurtër dhe nga kjo lidhje ka lindur vajza e përbashkët.

Uji Dea

Por prokurori nuk i beson nënës së re dhe konsideron se ajo do ta ketë mbytur foshnjën, shkruajnë mediet gjermane sot, transmeton albinfo.ch. Këtë dyshim e përforcon edhe deklarimi i partnerit të gruas se ai nuk e ka ditur fare se gruaja e re e përmendur ka qenë shtatzënë.

Sipas prokurorisë, nëna e re lindjen e foshnjës e ka realizuar pa dokumentin përkatës që është i domosdoshëm për këso rastesh. Ndërsa pas lëshimit nga klinika, asaj i është kërkuar disa herë ta sillte dokumentin por ajo evazhdimisht e ka zvarritur, përcjell albinfo.ch. Së fundi, klinika i është drejtuar policisë.

Pas bastisjes në banesën e nënës së re, nuk ishte gjetur asnjë gjurmë e foshnjës. Policia është në vazhdim të ndjekjes dhe hetimet e saj janë shtrirë në pista të ndryshme./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.