HW

Akuzohet kosovari për shitje të mbi 40 kilogramëve heroinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ai ngarkohet se ka shitur mbi 40 kilogramë heroinë në regjionin e Oltenit, Kantoni Soloturn, duke qenë në krye të një rrjeti të madh të shitjes së heroinës.

Prokuroria Publike e Soloturnit ka ngritur akuzë ndaj një kosovari 35 vjeçar për shkekje të ligjit mbi lëndët narkotike. Ai ngarkohet se ka shitur mbi 40 kilogramë heroinë në regjionin e Oltenit, Kantoni Soloturn, shkruan solothurnerzeitung.ch. Por rasti në të cilin është ai i përfshirë është shumë më kompleks. Hetimet rreth një rrjeti të drogës në regjionin e Oltenit janë duke u zhvilluar që nga viti 2011, ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Soloturnit, përcjell albinfo.ch. Ndërsa personi në fjalë konsiderohet kreu i këtij rrjeti.

Në kuadrin e hetimeve të përmendura janë arrestuar 16 persona, me ç`rast janë konfiskuar edhe shumë materiale që shërbejnë si dëshmi.

United Hospital

Ndërsa kosovari i akuzuar konsiderohet se ka pasur rolin qëndror në këtë rrjet, transmeton albinfo.ch. Ai, i ka shërbyer edhe personalisht klientët vetëm në rastet kur droga e kërkuar nga ta ka arritur një sasi të caktuar. Ndërsa sasitë më të vogla të drogës i ka shpërndarë përmes ndërmjetësuesve.

Prokuroria e Solothurnit, në lidhje me këtë rrjet droge ka iniciuar tashmë ndjekje penale ndaj më shumë se 70 personave. 15 prej tyre kanë marrë ndërkohë dënimet në mes nëntë muaj dhe gjatë vjet burg, përcjell albifo.ch. Veç kësaj, në janar të këtij viti një personi i është shqiptuar dënimi prej tetë vitesh burg, por ky dënim ende nuk është i plotfuqishëm.

http://www.albinfo.ch/akuzohet-kosovari-per-shitje-te-mbi-40-kilogrameve-heroine/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.