FITORJA

Akuzohet koalicioni për ndëshkimet nga BE-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se Raporti për Kosovën i vitit 2016 është ndëshkim për politikanët kosovarë, të cilët nuk po i kryejnë obligimet e veta. Opozita dhe analistët akuzojnë Qeverinë për neglizhencë në procesin integrues, ndërsa pushtetarët pas 17 vjetësh zotohen për fleksibilitet.

Notat e dobëta që i ka marrë Kosova nga Komisioni Evropian në Raportin e Progresit i adresohen Qeverisë së Kosovës dhe “Koalicionit të elefantëve”, i cili ka lënë pas dore agjendën integruese, duke u marrë më punë periferike. Kështu të paktën konsiderojnë përfaqësuesit e opozitës dhe analistët politikë, sipas të cilëve “pengesë kryesore e integrimit është Qeveria”.

FIDANISHTJA

Ndërkaq pas “shuplakës” nga Brukseli autoritetet në Prishtinë janë zotuar se kësaj here do t’i marrin seriozisht vërejtjet dhe rekomandimet e BE-së duke qenë më fleksibilë në përmbushjen e detyrave.

Përfaqësuesja speciale e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, ka thënë se raporti i fundit është ndëshkim për politikanët, madje ajo ka thënë se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pa ratifikim të Demarkacionit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.