Akuzohen për punësime familjare

/ 2 minuta lexim

Divizionet kyçe në Ministri të Diasporës edhe pas dy vjetësh vazhdojnë të udhëhiqen nga ushtrues detyre. Drejtuesit e kësaj ministrie akuzohen për punësime familjare.

Ka dy vjet prejse është themeluar si ministri me pretekstin per t’iu ndihmuar shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por përgjatë gjithë kësaj kohe Ministria e Disaporës, vazhdon t’i lërë postet kyçe në duart e ushtruesve të detyrës, ndërsa konkurset për të zgjedhur drejtorë, në disa divizione siç është ai për Financa janë shpallur e mbyllur pa sukses.

RCCOLA

Një zyrtar në kushte anonimiteti ka thënë se drejtuesit e MD-së me qëllim e kanë neglizhuar procesin e përzgjedhjes së stafit nëpër këto divizione, vetëm e vetëm që të punësohen militantët partiak dhe të afërmit e ministrit, shkruan zëri.

Nje prej posteve shumë të rëndesishme i cili tash e dy vjet është me ushtrues detyre, është ai i drejtorit të Financave Hamdi Berbatovci. Edhe posti i drejtorit të Prokurorimit vazhdon ta ketë ushtrues detyre. Këtë post tash e dy vjet e ushtron Shefkinaze Vllasaliu./Indeksonline/