ARKATANA

Akuzohen katër persona për dhunim

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.I., A.A., S.L. dhe A.S, pasi që në bashkëkryerje kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare.

Sipas aktakuzës, të pandehurit S.I., A.A., S.L. dhe A.S., më 23 shkurt 2020, në fshatin Selishtë, komuna e Gjilanit, kanë dhunuar të dëmtuarën e mitur, të moshës 17 vjeçare, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do t’a martojë, kryen marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pa banuar të të pandehurit S.L., ku pas kësaj i njëjti iu ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

KKVITI

Pas kësaj, të njëjtit e marrin të dëmtuarën për t’a dërguar në shtëpi, ku pasi afrohen afër shtëpisë së saj, zbresin nga vetura të pandehurit A.S., S.I., S.L. dhe e mitura, me ç’rast përsëri duke shfrytëzuar pozitën e saj kryejnë marrëdhënie seksuale me të, të cilët më pas identifikohen dhe arrestohen.

Me këto veprime, të pandehurit e sipërshënuar, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Dhunimi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.