RCCOLA

Akuzohej për vrasjen e gruas, del i pafajshëm Nevzat Morina

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga gjykatësi Hasan Sadiku ka liruar si të pafajshëm Nevzat Morinën nga Topanica e Kamenicës i dyshuar se në maj të vitit 2013 ka mbytur gruan e tij A.S. Por Gjykata ka konstatuar se gruaja e Nevzat Morinës është mbytur si pasoj e humbjes së vetëdijes e cila pasiqë ka rënë në tokë i ka humbur vetëdija dhe nuk i ka përballuar plagëve.

Gjykata Themelore në Gjilan ka liruar nga akuzat për veprën penale “vrasje”, Nevzat Morinën nga Topanica e Kamenicës. Morina dyshohej se në maj të vitit 2013 kishte mbytur në mënyrë të dhunshme bashkëshorten e tij A.S., raporton rajonipress.

Morina ishte paraburgosur nën dyshimin se në mënyrë të dhunshme kishte mbytur bashkëshorten A.S.(1985). Viktima A.S. e lindur më 1985 nga Topanica e Kamenicës sipas aktakuzës kishte vdekur më 4 maj 2013, por pasi është kryer obduksioni kanë lindur dyshimet se fjala bëhej për vdekje të dhunshme. Nga të gjitha këto elemente dhe prova edhe ishte arrestuar bashkëshorti i saj Nevzat Morina.

Fundamenti

Por trupi gjykues të premten pasiqë ka vlerësuar të gjitha rrethanat, ka dëgjuar e shtjelluar provat dhe pasiqë ka marrë për bazë ekspertizën ka liruar nga akuzat Nevzat Morinën si të pafajshëm.

Ekspertiza ka konstatuar se viktima A.S. kishte përdorur një ilaç dhe i kishte humbur vetëdija ku edhe për pasojë ishte rrëzuar dhe ishte dërguar si rast i rëndë dhe me komplikime të mëdha dhe ishte dërguar menjëherë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë e më pastaj edhe në Emergjencën e Spitalit në Gjilan për tu transferuar pastaj në QKUK. Ajo nuk i kishte rezistuar plagëve.

Avokatët mbrojtës Shemsedin Pira dhe Kadri Sylaj thanë se ky rast është ndjekur me interesim të madh nga të gjitha palët dhe përfundimi megjithatë doli real sepse ishin provat dhe ekspertiza ajo që konstatoj pafajësinë e klientit tonë tha mbrojtja./rajonipress/