Mobi Casa

Akuzohej për përdhunim të të dashurës, shpallet i pafajshëm dhe merr dëmshpërblim

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

“Ajo ka rrënjë kosovare dhe veç kësaj është myslimane”. Kjo është arsyeja për të cilën ajo është ndier e detyruar të justifikojë marrëdhënien e saj të parë seksuale, për të cilën ishte penduar. Prandaj e bënte fajtor (përdhunues) atë”.

E Diel, 11 Mars 2018 – 14:30 albinfo.ch
Një i ri 19 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, por i rritur në Zvicër, i akuzuar për përdhunim të shumëfishtë të ish të dashurës së tij 16 vjeçare me prejardhje nag Kosova, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Qarkut në Meilen të Kantonit të Cyrihut, shkruan zürichsee-zeitung.ch.

Ndër dëshmitë që e ngarkonin 19 vjeçarin ishte edhe bashkëbisedimi i çiftit të ri, i regjistruar në internet (chat), transmeton albinfo.ch. “Kjo ishte një gjysmë përdhunimi. Sa herë të kam thënë `Stop`? Sa herë të kam shtyrë tutje?”, kishte shkruar vajza. “Unë nuk kam dëshiruar të ndodhte kjo. Ti ke të drejtë. Më vjen keq. Mos ma fal”, i ishte përgjigjur djali.

Mirëpo, kërkimfalja e tij nuk kishte të bënte me akuzat e saj për përdhunim por për vendimin që kishte marrë ajo për ta ndërprerë lidhjen. “Ajo donte t`i ndërpriste kontaktet me mua ndërsa unë doja të flisja me të”, thotë ai, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj zënke, mes tyre kishte ndodhur pajtimi. Por ai kishte zgjatur pak, deri sa i akuzuari e kishte përdhunuar edhe një herë në makinë në një parking publik në Erlenbach. Pas përdhunimit të dytë, 16 vjeçja e kishte paditur atë.

I akuzuari, para trupit gjykues është përbetuar se bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale me dëshirë. “Ajo ka rrënjë kosovare dhe veç kësaj është myslimane”. Kjo është arsyeja për të cilën ajo është ndier e detyruar të justifikojë marrëdhënien e saj të parë seksuale, për të cilën ishte penduar. Prandaj e bënte fajtor (përdhunues) atë.

KKVITI

Por Gjykata e Qarkut në Meilen e ka parë më ndryshe këtë çështje, përcjell albinfo.ch. Sipas saj është e vërtetë se akuza për përdhunim nuk është dëshmuar, por gjykata është e irrituar nga bashkëbisedimi me shkrim, i regjishtruar në chat mes çiftit, pas aktit. Ndërkaq, gjykatësit nuk e kanë konsideruar bindës përshkrimin që vajza i ka bërë rastit në veturë, që ajo pretendon se ka qenë përdhunim. Edhe deklarimet tjera të saj kanë qenë tepër emocionale, një rrjedhë konfuze. Nisur nga këto, mbeten dyshime rreth aktit, ka thënë gjyqtari.

Përfundimisht, 19 vjeçari u shpall i lirë nga akuzat. Për më tepër, ai do të marrë edhe një dëmshpërblim prej 4000 frangash.

Vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm.

http://www.albinfo.ch/akuzohej-per-perdhunim-te-te-dashures-shpallet-pafajshem-dhe-merr-demshperblim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.