Fundamenti

Akuzat pa asnjë argument bëjnë t`i refuzohet pasaporta kosovarit shembullor

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Një zëdhënës i komunës ka thënë se “vendimi (i Asamblesë) ka qenë arbitrar. Akuzat objektivisht të pakuptueshme, nuk mbështeteshin në asnjë argument”.

Në shumicën e rasteve, në komunat ku për natyralizimin e të huajve vendos asambleja e qytetarëve, (votat e të gjithë qytetarëve) miratimi është më shumë çështje formale. Kjo për faktin se kërkesat për natyralizim, vijnë para qytetarëve vetëm pasi të kenë kaluar nëpër filtrat e autoriteteve komunale.

Por, në rastin e kosovarit 19 vjeçar nuk ka pasur një miratim të tillë, shkruan zofingertagblatt.ch. Grupimi politik “Pro Oftringen”, i ka rekomanduar Asamblesë së Qytetarëve që të hedhë poshtë kërkesën e të përmendurit, e cila është në rend dite (për herë të dytë tashmë) të enjten e kësaj jave.

Më 8 shtator 2016, po kjo asamble e kishte hedhur poshtë kërkesën me shumicë dërmuese, vetëm duke u mbështetur në fajësimet e paargumentuara të një votuesi, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj, kosovari ka ushtruar të drejtën e ankesës në nivel kantoni. Ai ka marrë përgjigje pozitive kështu që Asambleja është detyruar ta hedhë edhe njëherë në votim kërkesën e tij.

Mobi Casa

Ekzekutivi i komunës, duke radhitur argumentet në favor të kosovarit, shkruan se ai ka qenë shumë bindës në test. Nga 95 pyetjet gjithsej që i ka testi, ai ka dhënë 93 përgjigje të sakta. Po kështu 19 vjeçari ka reputacion të mirë, gatishmëri të madhe për integrim dhe nuk ka precedencë penale. Një zëdhënës i komunës ka thënë për gazetën se “vendimi (i Asamblesë) ka qenë arbitrar, përcjell albinfo.ch. Akuzat objektivisht të pakuptueshme, nuk mbështeteshin në asnjë argument. Në këtë mënyrë, ushtruesi i ankesës nuk kishte si të mbrohej kundër akuzave paushalle”.

Nga ana tjetër “Pro Oftringen” tërheq vërejtjen se në komunë nuk ka pasur një rishqyrtim rreth akuzave. As ushtruesi i kërkesës dhe as votuesi kritiknuk janë dëgjuar nga komisioni për natyralizim. Vetëm pasi të jenë sqaruar akuzat, Asamblea e Qytetarëve duhet të hedhë në votim kërkesën në fjalë, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye ajo duhet të tërhqiet.

http://www.albinfo.ch/akuzat-pa-asnje-argument-bejne-ti-refuzohet-pasaporta-kosovarit-shembullor/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.