UBT

Akuzat nuk e “plasaritin” Bllokun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përfaqësuesit e koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe “Vetëvendosje” (VLAN), shprehen të vendosur për të vazhduar koalicionin paszgjedhor, pavarësisht akuzave të ndërsjella për hajni ordinere. Ata thonë se nuk është fushatë zgjedhore për t’u marrë me akuza të ndërsjella, edhe pse lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, partnerët e koalicionit i quajti hajna të “Ligës së dytë” për dallim prej PDK-së, të cilët i ka quajtur hajna të “Superligës”.

FIDANISHTJA

Liderit i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga partnerët e koalicionit që të kenë qasje konstruktive. Ai ia ka kujtuar Kurtit se nuk është në kohë fushate elektorale. “Nuk jemi në kohë fushate dhe nga partnerët e koalicionit nevojitet qasje konstruktive. Ne po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit. Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor. Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë në njëri-tjetrin”, ka thënë Mustafa./zeri/