ARKATANA

Akuzat ndaj ish komandantëve të papranueshme dhe tendencioze

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku ka deklaruar se kurrë nuk ka parë, as nuk ka urdhëruar krim dhe askush që ka qenë pranë tij nuk ka bërë asgjë që bie ndesh me ligjin e luftës apo ndonjë vepër penale.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se e ka të vështirë të pajtohet që sot në liri, komandantë apo bashkëpunëtorë të tij siç është ish komandanti i UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi dhe të tjerët të jenë prapa grilave për diçka çka nuk kanë bërë gjatë luftës.

“Absolutisht atë çka kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjatë luftës kanë qenë që të japin gjithçka dhe kanë jap gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe thjesht shumë e kam vështirë të kuptoj dhe të pajtohem dhe të bindem, por askush nuk mund të më bind që UÇK-ja ka bërë krime lufte apo diçka të tillë. Për mua janë të papranueshme dhe për mua janë tendencioze dhe është dëshmuar, sa e sa herë ka pasur përpjekje të shumta të dënohen komandantët e UÇK-së edhe këtu edhe në Hagë por të gjitha kanë dështuar dhe do të dështon edhe kjo përpjekje”, ka thënë Çeku.

FIDANISHTJA

Ish komandanti i UÇK-së ka folur edhe për dënimin e “Grupit të Llapit”, duke thënë se kjo ka qenë befasi.

“Ne u mësuam me befasira, sepse kjo është befasi për çdo kënd, një gjë e papritur për çdo kënd. Tash mbetet ta shohim shkalla e dytë besoj se do ta jep fjalën e vet dhe edhe këta do të lirohen sepse kjo është diçka me vite të tëra dhe vazhdimisht përpjekje, përpjekje për t’i dënuar dhe si duket dikush nuk po mund të pajtohet pa i dënuar, por ka ligj ka rend dhe gjithmonë e vërteta fiton, e vërteta është e kadalshme por e arritshme dhe drejtësia është e tillë dhe jam i sigurt se edhe e vërteta në anën e komandantëve tanë, në anën e UÇK-së dhe do të ngadhënjej”, tha Çeku.

Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, u dënuan me 13 vite burg nën akuzën për krime lufte. Po ashtu, edhe “Grupi i Drenicës”, ish komandati i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Avni Zabeli, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi, akuzohen nga prokuroria speciale e EULEX-it për krime lufte në vitin 1998 në Likovc të Drenicës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.