FIDANISHTJA

Akuzat ndaj deputetes Haxhiu, skandaloze

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Deklaratat e dhëna nëpër mediat e Kosovës se deputetes së “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, i është gjetur gazi lotsjellës në trupin e saj gjatë ekzaminimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë ngjallur reagime të shumta nga rrjeti i grave kosovare, nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, shoqëria civile dhe komuniteti i gazetareve. Këto reagime erdhën pasi informatat dolën të pavërteta.

Deputetja Haxhiu, po qëndron ende në QKUK, pas një lëndimi që pësoi në seancën e 19 shkurtit.

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se si deputete, grua dhe nënë nuk është ndjerë mirë për atë çka ka parë në Kuvend.

“Edhe pse nuk isha e pranishme dje në Kuvend, ajo çfarë kam parë nuk më ka bërë të ndihem mirë. E aq më pak raportimet dhe fotomontazhet që janë bërë për gjetjen e gazit lotsjellës në trupin e Albulenës. Unë si grua, nënë jam ndjerë shumë keq duke pasur parasysh që te ne nuk i promovojnë vlerat gjinore”, ka thënë Deliu për “Zërin”.

E një reagimi të ashpër ndaj “sulmeve” të Haxhiut, ka qenë edhe deputetja e “Nismës për Kosovën”, Shukrije Bytyqi.

Ajo ka thënë se kjo ka qenë propagandë ndaj deputetes Haxhiu. Bytyqi ndër të tjera ka treguar se ka qenë prezente vetë në momentin e alivanosjes së Haxhiut.

“Kjo çka është thënë është një propagandë, sepse unë kam qenë njëra prej atyre që e kam shoqëruar që nga rasti kur ka qenë e alivanosur dhe kam qenë ajo që ia kam hequr bluzën dhe i kam dhënë ndihmë të parë dhe Albulena asgjë nuk ka pasur. Këto janë propaganda, janë shpifje dhe janë gjeste shumë të ulëta ndaj një gruaje”, ka thënë Bytyqi.

Reagime ka pasur edhe nga rrjeti i grupeve të grave.

FIDANISHTJA

Igballe Rugova në një prononcim për “Zërin”, ka thënë se rasti i Haxhiut është skandal, për të sulmuar një deputete kështu duke fshehur realitetin në vend.

“Ka ndodh një skandal kur është sulmuar një deputete dhe është publikuar në media, atëherë qysh ta fshehin realitetin gjithmonë ndodhin këto gjëra të pista, kur mediat kanë lidhje me pushtetin përdoren për ta njollosur një person”, ka thënë Rugova.

Ndërkaq, nënkryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Driton Çaushi, ka thënë se gjendja e Haxhiut është e rëndë. Ka shenja traumatike.

Ai ka kërkuar të mbrohet dinjiteti i Albulena Haxhiut pas fyerjeve që i janë bërë.

Sipas tij, dhuna ndaj deputetes Albulena Haxhiu është e papranueshme. Po ashtu, sipas tij, nuk është lejuar dërgimi i menjëhershëm i saj në QKUK.

Po ashtu, edhe kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka reaguar në lidhje me fotomontazhin ndaj deputetes së LVV-së, Albulena Haxhiu.

“Hiç s’ka të bëjë me kauzën e opozitës, e as me gazin në Kuvend, pajtohem apo jo. Shpifjet ndaj një gruaje e nëne, fotomontazhet si kjo me gazin në trup të Albulena Haxhiut, kalojnë secilën normë morale e etike njerëzore. Për më tepër po dëshmohet sa cak i lehtë është gruaja në politikën tonë”, ka shkruar Xharra./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.