UBT

Akuzat e rënda të Ramush Haradinajt, a mund t’a dërgojnë Thaçin në burg?

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

“Deklarimet e hapura me akuzime publike të një kryeministri, në cilin do shtet të botës, nuk guxon ti kalojë në heshtje dhe të mos i hetoj askush, madje as prokuroria praktikisht inekzistente e Kosovës, sidomos kur bëhet fjalë për Hashim Thaçin, e cila të paktën do duhej ta intervistonte Ramush Haradinajn, në mënyrë që ti mbledhë e vërtetojë dëshmitë e tij kundër Thaçit”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri i ka cilësuar tepër shqetësuese deklarimet e Kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajt, për pazaret Hashim Thaçit me projektin e ndarjes së Kosovës, e ku sipas Haradinajt, bëhet fjalë për hiq më pak se 50 miliardë euro.

“Bëhet fjalë për 50 miliardë euro sepse s’ka logjikë me ia jep Trepçën Serbisë pa diçka, unë besoj që prapa këtyre skenarëve ka plot argumente. Mendoj që mbajtja gjallë e kësaj teme është me një prapavijë se nuk mendoj që vjen krejt rastësisht”, ka thënë Haradinaj.

Analisti Qarri kërkon që ky denoncim i hapur i Haradinaj të mos mbetet fjalë në erë, por urgjentisht të hetohet nga prokuroria dhe e vërteta të nxirret në shesh.

RCCOLA

“Deklarimet e hapura me akuzime publike të një kryeministri, në cilin do shtet të botës, nuk guxon ti kalojë në heshtje dhe të mos i hetoj askush, madje as prokuroria praktikisht inekzistente e Kosovës, sidomos kur bëhet fjalë për Hashim Thaçin, e cila të paktën do duhej ta intervistonte Ramush Haradinajn, në mënyrë që ti mbledhë e vërtetojë dëshmitë e tij kundër Thaçit, e nëse ato nuk dalin të sakta, ta dërgojë urgjentisht në burg kryeministrin në detyrë, për shpifje e dëmtim të imazhit të shtetit dhe udhëheqësve më të lartë shtetëror. Kjo gjithsesi duhet të ndodhë pa shtyrje e vonesa të mëtejme edhe për vet faktin, se kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, jo vetëm që po vazhdon t’i zbulojë një nga një skandalet e Hashim Thaçit në mandatin qeverisës në të kaluarën, por së fundmi, ai ka bërë publike edhe skemën trishtuese kriminale për pazaret e ndarjes së Kosovës, me të cilën Haradinaj zbardh shifrat: 50 miliardë euro dhe Trepçën si pjesë e Serbisë”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, nëse dalin sado pak të vërteta akuzat e Haradinajt kundër Thaçit, atëherë çështja me urgjencë duhet t’i kalojë edhe Gjykatës Kushtetuese, për fillimin e procedurës së shkarkimit të presidentit nga detyra dhe trajtimit të mëtejshëm sipas ligjeve në fuqi.

“Pas gjithë këtyre akuzave të kryeministrit kundër Hashim Thaçit, lind pyetja se edhe çfarë argumentesh tjera duhet të zbardhen për pazaret e dëmshme të Thaçit në dëm të Kosovës, për ta dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të bëhet shkarkimi i tij nga pozita e presidentit dhe gjykimi me konstatim të shkeljes së kushtetutës, për ndëshkim me burg sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Vet heshtja dhe mosveprimi i tillë, dëshmon edhe një herë më tepër se prokuroria aktuale, jo vetëm që është tërësisht e shkelur dhe kapur për fyti nga Hashim Thaçi, por edhe se ky është një skandal i radhës që mund të ndodhë vetëm në Kosovë. Përndryshe deklarimet e hapura me akuzime publike të një kryeministri, në cilin do shtet të botës, nuk guxon të heshtën e anashkalohen në këtë mënyrë dhe të mos i hetoj askush”, përfundon Qarri për “Kosova Sot Online”.