Hidromorava

Akuzat e para nga Gjykata Speciale, në vjeshtë të këtij viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fundi i këtij viti mund të jetë koha kur do të zbardhen emrat e të akuzuarve të parë të prokurorit të specializuar. Avokatët e akredituar nga Gjykata Speciale për mbrojtjen e të akuzuarve të mundshëm të kësaj gjykate pohojnë se deri në vjeshtë mund të ngrihen aktakuzat e para nga Specialja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Vjeshta e këtij viti mund të jetë e nxehtë për të akuzuarit e mundshëm të Gjykatës Speciale. Kjo pasi aktakuzat e para të Prokurorit Special pritet të bëhen deri në vjeshtë të këtij viti. Kështu të paktën besojnë avokatët e akredituar për përfaqësimin e të akuzuarve të mundshëm të Gjykatës Speciale, apo siç njihen ndryshe si Dhomat e Specializuara. Ata thonë se kanë nisur punën për sigurimin e vendbanimit në Hagë dhe përgatitjen e ekipeve të tyre.

FIDANISHTJA

Avokati Arianit Koci thotë se me akreditimin e avokatëve për t’i përfaqësuar palët në Gjykatën Speciale janë plotësuar të gjitha kushtet që Gjykata ta nisë punën e saj. Avokati Koci thotë se nuk ka informatë të saktë se kur do të ndodhë kjo, megjithatë pritjet janë që Gjykata ta nisë punën e saj në vjeshtë të këtij viti. “Fillimi zyrtar i punës së Gjykatës është ngushtë i lidhur me ngritjen e aktakuzave. Pra, në momentin kur do të ngrihet aktakuza e parë, atëherë gjykata funksionalizohet, ngase fillon shqyrtimi i aktakuzës sipas procedurës së parashikuar ligjore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.