UBT

Akuzat e Kurtit: Qeveria po e mbushë me të vdekur morgun e spitalit, Ministri Zezaj po i kërcënon qytetarët

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish’kryeministri i Kosovës e lideri i LVV’së, Albin Kurti me anë të një video mesazhi ka komentuar diskutimet që po bëhen në vend për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e numrit të madh të të infektuarve me COVID 19, raporton Gazeta Express.

Kurti në Facebook ka shkruar se Kosova është në gjendje të rëndë sepse kriza është e trefishtë.

“Shëndetësia, demokracia dhe ekonomia e vendit tonë janë në krizë të thellë. Besueshmëria për këtë qeveri është tejet e ulët. Pritjet nga kjo qeveri, edhe më të ulta. Zaten, në politikën shtetërore, diçka që nuk është legjitime, nuk mund të jetë e vërtetë, andaj as e besueshme”, ka thënë ai.

“Na e hoqën sigurinë shëndetësore gjoja për hir të lirisë ekonomike. Tash po i humbim të dyja, sepse kundërthënia është e rrejshme. Shëndetësia dhe ekonomia janë të ndërvarura dhe është iluzion të mendojmë se mund të zgjedhim njërën mbi tjetrën. Këta erdhën si çlirimtarë të biznesit dhe turizmit, por po e mbushin morgun e spitalit. Numri i vendeve evropiane që e kanë futur Kosovën në listën e zezë po shtohet nga dita në ditë. Ky është krimi më i madh politik e qeveritar mbi njeriun e Kosovës, mbi qytetarin e Republikës”, shton Kurti, duke thënë se kjo qeveri do të mbahet mend si më e dobëta dhe më e mbrapshta e pasluftës.

ARKATANA

“Dështimi i gjithanshëm, e sidomos në luftimin e pandemisë COVID-19, nuk mbulohet dot me gjendje të jashtëzakonshme e as me kërcënimin për shpallje të saj. Mbase kjo qeveri edhe s’e lufton dot virusin, sepse ajo është ngritur paligjshëm në kohë virusi e duke iu falenderuar virusit. Kjo qeveri është e integrueshme te virusi Corona.

Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë”, thotë ai.

Kurti ka bërë thirrje që të votohet ligji anti COVID që e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, derisa, ka shkruar se i uron shërim të shpejtë kreut të LDK’së, Isa Mustafës që ka bërë të ditur se është prekur koronavirusi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.