RCCOLA

Akuza të rënda për deputetët kosovarë, zbulohet skenari për zhvatjen e buxhetit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në shpërbërjen e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, analistët politikë bëjnë bilancin e punës, respektivisht mos punës së të zgjedhurve në këtë mandat që po mbetet në gjysmë rruge.

“Sa i përket shtyrjes së seancës që do të votohet shpërbërja e kësaj legjislature deri më 22 gusht, është bërë pikërisht për interesat e deputetëve që atyre u njihet një mandat i plotë, përkundër që Kosova është në një situatë të rëndë politike dhe institucionale, mirëpo këtyre përfaqësuesve të qytetarëve kur janë në pyetje interesat e tyre idividuale, nuk iu bënë fare përshtypje”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në shpërbërjen e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, analistët politikë bëjnë bilancin e punës, respektivisht mos punës së të zgjedhurve në këtë mandat që po mbetet në gjysmë rruge.

Analisti politik, Nexhat Haziri vlerëson se në historikun e pas luftës, në këtë demokraci të re të shtet ndërtimit të Kosovës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë, nuk kemi pasur legjislativ më të dobët, më të pa përgjegjshëm dhe me deputetë më pa kompetencë dhe pa kredibilitet akademik e profesional.

Të gjitha këto dobësi, sipas Hazirit, e bëjnë këtë legjislaturë ndër më të dobëtat që ka pasur Kosova.

“Është konstatim shumë i qëndrueshëm që nuk mundë të mohohet, se padyshim se kjo legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, është një nga më të dobëtat në këtë historinë e shkurtër të parlamentarizimit në Kosovë.

Mobi Casa

E gjithë puna e kësaj legjislature për dy vite kufizohet vetëm me disa seanca të dështuara, të bojkotuara nga opozita, nga mungesa e votës së mjaftueshme të pozitës dhe kështu nga java në javë, e nga muaji në muaj po mbushen gati dy vite të funksionimit të brishtë dhe gati të kotë të kësaj legjislature. Pasqyra më e mirë është rezultati i punës në sesionin pranveror të këtij viti me 28 ligje të miratuara nga 144 të parapare, dhe marrë në total diku bije që kjo legjislaturë nuk e ka përmbushur me shumë se 25 % agjendën e punës së institucionit më të lart ligjvënës në vend për këtë sesion”, tha analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo është edhe një pasqyrë besnike që flet mjaftueshëm se kush i përfaqësojnë qytetarët dhe interesat e tyre, që fletë shumë se zgjedhjet e ardhshme, pse qytetarët duhet të jenë mjaftë të vëmendshëm se kë po e mandatojnë më votën e tyre si përfaqësues të interesit qytetar.

“Duhet të kihet parasysh edhe një faktor tjetër kur flasim për përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës dhe duhet thuhet hapur se në këtë institucion në mënyrë të padrejtë dhe anti-demokratike e anti-civilizues, e që nuk është e shëndetshme as për zhvillimin demokratik të vendit, përfaqësimi I disa individëve, jo të paktë që kanë dosje kriminal dhe aktakuza , e që devalvojnë jo vetëm rrolin e deputetit, por zbehin edhe imazhin e institucionit të kuvendit”, shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, për ruajtjen e interesave të tyre, deputetët fare mirë janë koordinuar për kohën e mbajtjes së seancës për shpërbërjen e Kuvendit, duke siguruar për veten e tyre kalendarin e ligjor që ju mundëson përfitimin e privilegjit të garantuar me rregullore dhe ligje, pagën për një vit të plotë pas përfundimit të mandatit.

“Sa i përket shtyrjes së seancës që do të votohet shpërbërja e kësaj legjislature deri më 22 gushtë, është bërë pikërisht për interesat e deputetëve që atyre u njihet një mandate I plotë, përkundër që Kosova është në një situatë të rënd politike dhe institucionale, mirëpo këtyre përfaqësuesve të qytetarëve kur janë në pyetje interesat e tyre idividuale, nuk iu bënë fare përshtypje. Këta thjeshtë janë zhvatës të buxhetit të shtetit që mbushet me taksat e qytetarëve tanë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.