KKVITI

Akuza për kanosje ndaj Kurtit, Klinaku s’pendohet: Postimi im ende qëndron, nuk ka vepër penale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pas seancës së shqyrtimit fillestar, i akuzuari Faton Klinaku tha para mediave se nuk sheh elemente të veprës penale në aktakuzën që rëndon mbi të.

Ai theksoi se postimi i tij në rrjetin social Facebook, i bërë para dy vitesh, vazhdon të qëndrojë online dhe se nuk ka arsye për ta fshirë.

“Ju e dini që kam kërkuar edhe vetë atë përballje. Sa i përket aktakuzës konsideroj që kurrfarë vepre penale nuk ka. Dhe postimin tim që ka qenë i përsëritur figuron ende, para dy vitesh që e kam postuar në Facebook edhe nuk e heq sepse nuk ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë si pjesëtarë të UÇK-së, kemi luftuar që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin tonë të drejtësisë, prandaj është obligim i secilit qytetar që t’i përgjigjet. Procesi gjyqësor tash do të vazhdojë, përmes avokatit ne do të bëjmë kërkesën për hudhje të aktakuzës”, tha Klinaku.

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, Nuredin Selmani tha se kryeministri Kurti nuk duhet të frikësohet nga ai, por nga historia.

“Albin Kurti të mos ka frikë nga unë, por të frikësohet nga historia që një ditë do ta dënojë historia e popullit shqiptar. Ky ‘tuc’ duhet të lajmërohet çdo herë në Prokurori, t’i përgjigjet prokurorisë sepse duhet me dhënë përgjegjësi për paratë e shtetit, paratë e këtij populli kah po shkojnë”, tha Selmani.

Klinaku dhe Selmani akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti./EO/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.