Fundamenti

Akuza e rëndë: Ja nga kush po financohen partitë politike në Kosovë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Vendim i KQZ-së është vetëm një anë formale, kurse ana tjetër kriminale e financimit të partive mbetet e pa ditur dhe e pa zbuluar…

Njohësit e fushës elektorale, të mësuar nga përvoja e kaluar e mungesës së plotë të raportimit të financave të partive politike, sidomos atyre në fushata zgjedhore, presin që edhe në këto zgjedhje të parakohshme të kësaj vjeshte, të kemi një mungesë totale të transparencës që çon deri te financimi i partive nga krimi i organizuar dhe fondet e parave të zeza.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, formalisht ka vendosur për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit me vendimin e zakonshëm, sipas të cilit ka përcaktuar kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike, në shumën prej 986 mijë e 233 euro, ose 0.5 euro për votues të regjistruar, vendim ky që mbështetet në listën preliminare të votuesve.

Mirëpo analisti dhe njohësi me përvojë i kësaj fushe, Blerim Burjani konsideron se ky vendim i KQZ-së është vetëm një anë formale, kurse ana tjetër kriminale e financimit të partive mbetet e pa ditur dhe e pa zbuluar.

“Partitë politike, shumica prej tyre, vazhdojnë të punojnë dhe të veprojnë, të sillen pa respektuar ligjin, shtetin dhe kushtetutën. Në shtetin tonë nuk janë të pakta partitë politike që shpesh herë marrin veprime nga ,ë të ndryshme pa i respektuar ligjet. Sjellja ekstreme shkon deri atje sa që në Kosovë veprojnë parti që nuk e njohin shtetin , e kundërshtojnë atë, veprojnë me masa konkrete kundër tij, nuk i njohin as simbolet as sovranitetin , e lëre më të flasim për transparencën e financimit të tyre”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, sjellja anarkiste e partive politike mbi shtetin dhe kushtetutën, ka të bëjë me mungesën e legjislacionit më të ashpër që rregullon funksionimin dhe saktëson përgjegjësinë e partive politike, deri në ndërprerjen e detyrueshme me ligj të veprimtarisë së tyre.

KKVITI

“Kosova akoma nuk ka ndërtuar mekanizëm ligjor e as kushtetuese për sanksionimin e masave të çregjistrimi të partive politike, për ti vëzhguar dhe kontrolluar ato kur veprojnë edhe duke kundërshtuar dhe punuar kundër shtetit. E them këtë duke u bazuar në faktin se vetëm gjatë mandatit të kaluar koalicioni PAN e kishte shkel kushtetutën hiq më pak se 7 herë dhe asnjëherë nuk ndodhi të shkarkohet ky koalicion nga Kuvendi, madje edhe nga Gjykata Kushtetuese”, shtoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, ana më e errët e funksionimit të partive politike që janë mbi ligjin dhe kushtetutën, është financimi jo transparent dhe lidhja e tyre me krimin.

“Partitë kur e shkelin ligjin dhe kushtetutën, në një shtet të mirë ndërtuar demokratik të së drejtës, duhet të çregjistrohen. Mirëpo kjo nuk ka ndodhë dhe tash për tash nuk do të ndodhë asnjëherë në Kosovë. Kjo është arsye pse partitë politike që janë mësuar të shkelin ligjet dhe kushtetutën shkojnë aq larg sa që themelojnë edhe fonde të fshehta për financim. Në shumë raste nga ana e njerëzve të partive politike ka edhe reketim dhe detyrim të bizneseve, një veprim kriminal të cilin nuk ka kush ta ndalë sepse partitë në pushtet janë ato që e kontrollojnë shtetin, e kontrollojnë paranë publike dhe çdo gjë tjetër”, tha njohësi i kësaj fushe, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, Burjani thotë se derisa këto parti dalin mbi ligjin dhe kushtetutën, nuk ka asnjë kuptim mbështetje financiare e tyre që bëhet nga shteti.

“Kjo është ana tjetër e çuditshme në raport të shtetit me partitë politike. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë arsye pse shteti duhet ti financon partitë politike ngase ato janë vetë organizata private dhe grupe interesi të cilat duhet ta mbajnë veten e tyre dhe jo shteti të jetë financues i veprimtarisë së tyre nga paratë e qytetarëve që është një absurd i pa parë i llojit të vetë”, përfundoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.