Uji Dea

Akuza e radhës: Prokuroria dorëzohet, ja kush qëndron prapa shkatërrimit të Telekomit

/ 5 minuta lexim

Sipas analistëve politikë, në fundosjen e PTK-së bashkautor është edhe prokuroria e shtetit me heshtjen e saj dhe mos veprimin e pashembullt.

“Politikanët e nivelit të lartë në Kosovë, liderë partiak, ministra dhe deputet, gjyqtarë dhe prokurorë, policë hetues dhe avokatë janë bashkë-ortakë në krim të organizuar dhe korrupsion. Për shkatërrimin e Telekomit përgjegjës janë institucionet më të larta të shtetit, përkatësisht; qeveria, kuvendi, presidenca, AKI-a, policia, prokuroria dhe gjykatat”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistëve politikë, në fundosjen e PTK-së bashkautor është edhe prokuroria e shtetit me heshtjen e saj dhe mos veprimin e pashembullt.

Analistët thonë se edhe prokuroria është e vetëdijshme për krimet që janë bërë kundër Telekomit, por pse nuk kanë bërë asnjë hetim dhe nuk ka aktakuza për “krimet” e pandërprera që janë bërë në PTK, sidomos në këto 11 vitet e fundit, duke u përfshirë edhe kontrata e Devollëve.

Ata akuzojnë prokurorinë se po frikësohen të marrin hapa për Z-MOBILE, dhë të tjera kontrata kriminale, pasi që prapa këtyre kontratave dalin politikan të inkriminuar dhe të lidhur me krimin.

Sipas analistit politik, Florim Zeqa për shkatërrimin e PTK-së, përgjegjës nuk është një njeri i vetëm apo një parti e vetme politike, por përgjegjës janë katër koalicione qeverisëse dhe tre kryeminstra nga viti 2008 e këndej.

“Po ashtu për heshtjen ndaj shkatërrimit të PTK-së fajtorë nuk është një kryeprokuror i vetëm, por një sistem i tërë i drejtësisë, përfshirë tre shtyllat e pushteteve të inkriminuara në 11 vitet e fundit, që të gjitha së bashku përbëjnë një sistem të zgjeruar korruptuar dhe kriminal. Nëntoka kriminale bashkë me pushtetarët e inkriminuar si autorë e dirixhues të krimit të organizuar, e krijuan skemën e operatorit virtual mobil, që njihet me emrin “Z-Mobile”, për të zhvatur qindra miliona euro pa as edhe një investim, por edhe pa ligj e procedurë tenderike konkuruese”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Fundamenti

Sipas tij, politikanët në Kosovë së bashku me gjyqtarë e prokurorë, janë bashkëpunues të korrupsionit.

“Politikanët e nivelit të lartë në Kosovë, liderë partiak, ministra dhe deputet, gjyqtarë dhe prokurorë, policë hetues dhe avokatë janë bashkë-ortakë në krim të organizuar dhe korrupsion. Për shkatërrimin e Telekomit përgjegjës janë institucionet më të larta të shtetit, përkatësisht; qeveria, kuvendi, presidenca, AKI-a, policia, prokuroria dhe gjykatat. Mos hapja e as një rasti të vetëm nga ana e Prokurorisë Speciale prej vitit 2008 e deri tani në 2019-ten ndaj kontratës kriminale “Z-Mobile me PTK-në, flet qartë për implikimin edhe të prokurorëve në “vallen” e krimit të dirigjuar nga mafio-politika dhe nënëntoka kriminale”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Zeqa ka shtuar se nuk mund të arsyetohet me asgjë plaçkitja e Telekomit për 10 vjet rresht përmes skemave dhe kontratave kriminale të dëmshme dhe me arbitrazhe të inskenuara.

“Pa dashur të shfajësoj Devollët e inkriminuar, këta të fundit, më zgjuarsinë e tyre përfituan maksimalisht hapësirën ligjore për të pushtuar asetet më fitimprurëse të Telekomit, përkatësisht përmes vendimit të ARKEPIT përfituan qindra e mijëra numra për “Z-Mobile” në shfrytëzim pa asnjë cent investim në Telekom, të cilët zhvatën dhe shkatërruan këtë kompani publike për plot 10 vite, deri në ndërprerjen e njëanshme të kontratës muaj më parë. ARKEP-i për 10 vite nuk bëri asgjë, duke lejuar që qindra miliona euro ti vidhen e zhvaten Telekomit në mënyrë kriminale”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Zeqa ka deklaruar se Prokuroria Speciale edhe pse është në dijeni për krimet që janë bërë kundër Telekomit, nuk ka guxuar dhe nuk ka bërë asnjë hetim dhe nuk ka aktakuza për krimet e pandërprera që janë bërë në PTK, përfshirë edhe kontratën me kriminale të këtij 20 vjeçari të fundit, e që është kontrata me Devollët tanimë të familjarizuar me politikën e inkriminuar.

“Prokuroria Speciale prej vitit 2008 e deri më sot nuk e hapi as një rast të vetëm për krimin e organizuar dhe shkatërrimin e PTK-se nga ish-kryeministrat dhe ish-qeveritë, për shkak se frikësohet se poqese i hapin rastet për “Z-Mobile” dhe të tjera kontrata kriminale, do të del që prapa këtyre kontratave qëndrojnë kapot e politikës së inkriminuar të lidhur me nëntokën kriminale”, ka përfunduar Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.