UBT

Aktorja e kthyer në terroriste

/ 1 minutë lexim

Është inkriminuar në Shtetet e Bashkuara nga një juri e madhe federale Shannon Richardson, aktorja 35-vjeçare e dyshuar për dërgimin e letrave me ricinë, një helm i fuqishëm natyral, në adresë të presidentit Barack Obama, kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg dhe një funksionari tjetër.

Lajmin e kanë bërë të ditur prokurorët federalë, të cilët kanë sqaruar se ndaj Richardson, e njohur për rolet në serialet “The Walking Dead” dhe “Vampire Diaries”, rëndojnë tre akuza.

RCCOLA

Sipas burimeve, Richardson, nënë e pesë fëmijëve, kishte planifikuar që të fuste në grackë bashkëshortin e saj, por u arrestua më 7 qershor dhe tani rrezikon një dënim maksimal prej pesë vjet burg.

Juria e madhe, siç njihet në Shtetet e Bashkuara, është një trupë gjyqësore që vlerëson krimet shumë të rënda.