ARKATANA

Aktorja dhe modelja shqiptare që po merr vëmendje në Amerikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shqiptarja e quajtur Antoinette Kalaj ka lindur dhe është rritur në Bronx, por vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Që e vogël Antoinette dha shenjat e para të pasionit që kishte për të performuar apo për t’u marrë me modelim. Jo vetëm kaq, por zbuloi se muzika dhe aktrimi ishin gjithashtu ëndrrat e saj.

Duhet theksuar se kur ishte 17-vjeç, ajo filloi të merrej me modelim dhe ia doli të bënte fushatën e saj të parë për markën e rrobave ‘The Limited’.

Dukej të ishte vetëm fillimi për një nga vajzat më të pasura shqiptare. Gjatë kohës që jetonte në Michigan, ajo nisi të merrte leksione aktrimi.

Nuk vonoi shumë dhe Kalaj u shfaq tek “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, në rolin e sirenës, ku spikati dhe vendosi t’i përkushtohej aktrimit me kohë të plotë duke u zhvendosur në Los Angeles.

United Hospital

Projekti i radhës për të do të ishte ai në serialin e famshëm të “Gossip Girl”.

Vlen të cekët se filmat e tjerë në të cilat ka marrë pjesë shqiptarja e lindur në Amerikë janë “Don Jon” në 2013-in krah aktorit Joseph Levitt dhe “Riddick” me Vin Diesel.

Antoinette duket se ia ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe të presidentit Trump dora vetë, i cili vetëm pak kohë më parë e uroi publikisht. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/aktorja-dhe-modelja-shqiptare-qe-po-merr-vemendje-ne-amerike/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.