UBT

Aktori shqiptarë që nga Amerika e solli “Skënderbeun” në Zvicër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Poemë dramatike “Skënderbeu”, në regji dhe rolin kryesor të Xhevat Limanit, ish-aktor shumëvjeçar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, i cili në vitin 2004 ka themeluar Teatrin Shqiptar në SHBA, ndërsa që poema që u shfaqë në Glattbrugg të Cyrihut kishte përjetuar mbi 200 repriza në Amerikë dhe Evropë.

Ditë më parë në ambientet e restorantit “Villa Miami” në Glattbrugg të Cyrihut, në prani të një publiku relativisht të vogël u shfaq poema dramatike “Skënderbeu”, autor dhe regjisor i së cilës ishte, Xhevat Limani, që për 30 vjet rresht ka qenë ndër aktorët kryesor në Teatrin Shqiptar të Shkupit, ndërsa nga viti 2004 viteve jeton dhe vepron si aktor e regjisor në Teatrit Shqiptar në SHBA, të cilin edhe e ka themelua.

Poema dramatike e inskenuar nga Xhevat Limani,në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përbëhet kryesisht nga monologët e Skënderbeut, rol këtë të cilin e interpreton ai vet, ndërsa në skenë defilojnë vetëm edhe dy aktore: Merita Çoçoli, si narrator dhe Era Hoxha, në rolin e Donikës, e cila prezantohet me arie muzikore, duke përmbushur kështu, në skenën relativisht të mangët përmes pjesës muzikore.

UBT

Për poemën Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Xhevat Limani ka përzgjedhur fragmente nga Barleti e Fan Noli, por siç deklaron strukturën dramatike dhe konceptin e ka realizuar vet. Skena përbëhej nga shtatë stema principatash, në mes të së cilës ishte vendosur froni, ndërsa që sundimtari i tij për më se një orë ringjalli rrëfimin e vjetër me shekuj. Ndërkaq, aktori, Xhevat Limani u pa se ishte mishëruar me të me rolin e heroit kombëtar përmes copëzave të historisë nga koha derisa Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po numëronte ditët e fundit të jetës.

Ky realizim skenik, siç mësuam nga autori i tij, deri më tash ka përjetuar mbi 220 repriza dhe është shfaq edhe në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, ndërsa tash me këtë shfaqje po bënë edhe një turne në Evropë, duke filluar nga Zvicra për të vazhduar edhe me Austri, Gjermani e më vonë edhe në Kalabri e Sicili.

Xhevati përmend gjithashtu se në Amerikë ka realizuar edhe disa shfaqje siç janë “Anatema”, që për temë ka golgotën e Kosovës, shfaqjen “Muri i lotëve” që bënë fjalë për masakrën e prespanëve, një dramë për Masakrën e Tivarit, si dhe dramat kushtuar Shaban Polluzhës, Adem Jasharin, e së voni në kuadër të Jubileut të 100 të shtetit shqiptar edhe këtë realizim mbi Skënderbeun. Ndërsa që kjo shfaqje tregoi edhe njëherë se sa pak ka arritur teatri të depërtojë në mesin e mërgimtarëve tanë, aq më keq, që në shfaqje munguan edhe ato pak aktorë që luajnë në disa nga trupat shqiptare në këtë vend, ndaj edhe me “Skënderbeun” e Xhevat Limani u desh të kënaqen kryesisht familjarë dhe të afërm të tij që jetojnë në Zvicër./rexhep rifati/tung.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.