Aktori kosovar është intelektuali më fukara në Evropë
Memli Krasniqi, ish-ministër i Kulturës, nuk më ktheu në Teatër me gjithë lutjen time që të dal në pension, siç i ka hije një doajeni, titull që e mbaja pas pensionimit të Istref Begollit dhe ishte më i larti për një aktor”, shkruan Lajçi për këtë pjesë të biografisë së tij. Ka luajtur mbi 200 role në teatër dhe në 30 filma artistikë në mesin e të cilëve edhe produksione ndërkombëtare të realizuar në Belgjikë, Gjermani, ShBA, Kroaci, Serbi etj..
Çun Lajçi u lind më 18.12. 1946 në Drelaj, Rugovë. Filloren e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Prizren. Shkollën e Lartë të Dramës e kreu në Prishtinë më 1970.
Më 1971 u pranua anëtar i rregullt i ansamblit të Teatrit Krahinor deri më 1993, kur u përjashtua nga drejtoria e dhunshme dhe kurrë më nuk u pranua anëtar i rregullt. “Pensionohem nga rruga. Absurd i llojit të vet.
Memli Krasniqi, ish-ministër i Kulturës, nuk më ktheu në Teatër me gjithë lutjen time që të dal në pension, siç i ka hije një doajeni, titull që e mbaja pas pensionimit të Istref Begollit dhe ishte më i larti për një aktor”, shkruan Lajçi për këtë pjesë të biografisë së tij. Ka luajtur mbi 200 role në teatër dhe në 30 filma artistikë në mesin e të cilëve edhe produksione ndërkombëtare të realizuar në Belgjikë, Gjermani, ShBA, Kroaci, Serbi etj..
Çun Mula është sinonim i burrërisë dhe trimërisë ndër malësorë. Bajraktar i Hotit dhe aq shumë i adhuruar n’Malsi sa të rralla kanë qenë ato familje që nuk ia kanë përtërirë emrin. Unë e pata këtë fat, se nëna ime ndjesë pastë, e kishte pasë një axhë po me këtë emër e mbiemër, Çun Mula i Martinajve, dhe ajo ia përtëriu emrin me mua. Kur bëra pak shkollë e kuptova se çfarë emri ishte dhe sa privilegj ishte ta mbash emrin e heroit, trimit apo veprimtarit të dalluar të popullit tënd. Shpeshherë kam menduar se a bëjnë mirë prindërit kur i emërtojnë fëmijët e vet me emra të personaliteteve të famshme. A dini pse? Sepse gjithë jetën e ke njëfarë përgjegjësie ndaj atij emri. Fëmija nganjëherë mund të jetë ana e keqe e prototipit, prandaj!
http://koha.net/?id=35&l=71797


