Aktori i famshëm Petrovci tani edhe këngëtar

Aktorin e famshëm Enver Petrovcin do të kemi mundësinë ta shohim edhe si këngëtar, pasi ai është duke përgaditur një këngë.
Duket se prirjet e aktorit të famshëm Petrovci janë të gjithanshëm, edhe si kantautor, pasi ai ka bërë kompozimin dhe tekstin e këngës së cilës është duke ju realizuar edhe klipi.
Gjithashtu ai ka treguar shkathtësi edhe në vallëzim, dhe është shpallur fitues i edicionit të dytë të “Dancing With the Stars” në Shqipëri.
Sipas aktorit qëllimi i tij nuk është që të fillojë karrierë si këngëtar por që të përcjellë një mesazh përmes kësaj kënge. Duke pasur paraysh ndikimin e tij si aktori më i shquar shqiptar, mesazhi do të përqohet dhe Petrovci do të arrijë qëllimin e tij./Indeksonline/