UBT

Aktiviteti i prokurorisë në 24 orët e fundit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se në objektin e komunës së Gjilanit, ka kryer veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, si dhe, ka sekuestruar një automjet të markës Range Rover.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person, për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, në objektin e komunës së Gjilanit.

Hidromorava

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, ku ndaj njërit të dyshuar është paraqitur kërkesë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Sulm”, ndërsa në rastin tjetër për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Me kërkesë të Departamentit të Përgjithshëm është sekuestruar përkohësisht një (1) automjet i markës Range Rover thuhet në raportin e prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/