Aktivitete të shumta të studentëve të Shkencave Politike në UBT
Studentët e Departamentit të Shkencave Politike në UBT në UBT kanë zhvilluar një varg aktivitetesh javëve të fundit.
Fillimisht, studentët e vitit të parë, grupi në Prishtinë dhe grupi në Ferizaj, bënë simulimin e një seance plenare të Kuvendit të Kosovës.
Më pas ata vizituan Kuvendin, ku u takuan edhe me kryetarin Kadri Veseli. Gjithashtu, përgjegjësi për marrëdhëniet me publikun në Kuvend, Musli Krasniqi, i shoqëroi në një vizitë ndërtesës dhe u shpjegoi rreth procedurës legjislative dhe punës së administratës së Kuvendit.
Më vonë, të dy grupet e studentëve zhvilluan simulimin e seancës plenare. Si fillim studentët krijuan partitë, grupet parlamentare dhe zgjodhën kryetarët e secilit grup dhe Kryetaren e Kuvendit.
Kryetaret dhe Kryetarja e Kuvendit krijuan edhe Komisionin Buxhetor. bi Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe morën pjesë në seancën plenare.
Pas debatit, projektligji kaloi me gjashtë amendime shtese, me shumicë votash. Më pas, secili student, në funksionin e një deputeti, shqyrtoi projektligjin mbi Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe morën pjesë në seancën plenare. Pas debatit, projektligji kaloi me gjashtë amendime shtese, me shumicë votash.


