Eko Higjiena

Aktivitet nga policia e Gjilanit në ngritjen e sigurisë në trafik

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, zyrtarë policor nga njësiti sektorial dhe njësiti i komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të strategjisë së integruar e policimit në bashkësi ka realizuar një aktivitet me fëmijët e kopshtit “Ardhmëria”.

Aktiviteti me këta fëmijë është realizuar në qendër të qytetit të Gjilanit, dhe me këtë rast zyrtarët policor fëmijëve në mënyrë praktike u kanë shpjeguar për mënyrën e sjelljes së tyre në trafikun rrugor me qëllim të ngritjes të sigurisë në trafik.

Fundamenti

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët./rajonipress/