Mobi Casa

Aktivisti Muharrem Salihu, shpalos problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aktivisti politik Muharrem Salihu ka shpalosur problemet që i kanë shqiptarët në Medvegjë, numri i të cilëve po zvogëlohet në vazhdimësi.

Shqetësuese në atë komunë janë shqiptarët të cilët janë shpërngulur në Kosovë që nga vitit 2015, e të cilët janë fshirë nga regjistrat civilë dhe nuk janë pjesë e listave për të votuar.

Aktivisti politik dhe biznesmeni kosovar, Muharrem Salihu i cili ka udhëhequr një listë qytetare për zgjedhjet e fundit lokale në Medvegjë, ka thënë se rreh 4000 mijë shqiptarët janë fshirë nga regjistrat e të cilët tashmë kanë humbur të drejtën e votës.

FIDANISHTJA

“5000 mijë votues që i kishim para 4 viteve në listë sot i kemi vetëm 1800 votues, prej këtyre gjysma nuk kanë të drejtë me votu sepse ligji serb është krijuar si mundësi për t’i pastruar listat nga njerëzit që janë të shpërngulur”, ka thënë Salihu.

Zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në këtë qytet, dikur qytet shqiptar, sipas Salihut është bërë për një kohë të gjatë. Ai sheh një projekt shtetëror për ta arritur këtë.

“Shqiptarët nuk kanë pasur mundësi që të bëjnë shumë gjëra, vëtëm nëse marrim listën e fundit e shohim se kush ka të drejtë vote, i kanë hequr te gjithë nga listat zgjedhore, i kanë fshirë shtëpitë e gjitha kjo përmes sistemeve institucionale, duke mos ju lënë dokumente të Serbisë”, ka shtuar Salihu./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.