Fundamenti

Aktgjykim për përfitimin e padrejtë të 200,000 eurove

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të pandehurit H.T. dhe B.D. u dënuan për veprën “Ushtrim i ndikimit në bashkëkryerje”, në shkelje të Neneve 345 (1) dhe 23 të KPK 2003.

Ky rast përfshinte pretendimin se dy të pandehurve u ishte ofruar dhe kishin pranuar përfitim të padrejtë prej 200,000 euro në këmbim të pajtimit për të ushtruar ndikim të padrejtë lidhur me vendimmarrjen e personave zyrtarë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, përpara ceremonisë së ofertimit, e cila është mbajtur më 20.05.2009 për privatizimin e një sipërfaqeje të tokës bujqësore afër fshatit Muzakaj.

Eco Higjiena

Secili prej të pandehurve u dënua me burgim prej pesëmbëdhjetë (15) muaj, si dhe është marrë vendimi për konfiskimin e shumës prej 200,000 eurove. Rasti është ndjekur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.