Fundamenti

Aktgjykim lirues për Bekim Bajramin, Gjykata nuk gjeti prova

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Trupi gjykues i kryesuar nga Naser Maliqi ka shpallur aktgjykimin në rastin e Bekim Bajramit drejtor aktual i Urbanizmit. Në vendim thuhet:”Trupi gjykues pas shtjellimit të provave, dëgjimit të dëshmitarëve, ka shpall aktgjykim lirues ndaj të pandehurit në fjalë i cili aktualisht është drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit. Lirimi nga akuza nga trupi gjykues, ka ardhur në mungesë të provave ndaj të pandehurit. Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit” thuhet në njoftimin e derguar nga Sabit Shkodra.

Ndryshe, Bekim Bajrami është konsideruar si njëri nga drejtorët më profesional në qeverisjen komunale të Lutfi Hazirit.

Eco Higjiena

Bajrami kishte deklaruar më herët se ngritja e aktakuzës nga ana e prokurorisë konsiderohet si punë jo profesionale e cila është realizuar nën ndikim të politikës ditore. Aktakuza është qesharake dhe e paqëndrueshme.

Bajrami ndjehej shumë i befasuar me aktakuzën të cilën e quante qesharake dhe skandaloze. “Vërtet është një aktakuzë, qesharake, skandaloze dhe amatoreske. Që nga fillimi prokurori i lëndës ka qenë shumë konfuz dhe në asnjë rast nuk i ka pranuar dëshmitë e mija. Kam ofruar dëshmi të shumta, por nuk e kuptonte procesin dhe shihej se ishte nën ndikimin e palës akuzues edhe kishte presion nga spektri politik” ishte shprehur Bajrami./rajonipress/