FIDANISHTJA

Aktakuzë për vrasje të rëndë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit B.R., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Sipas aktakuzës, i pandehuri B.R., më 13 Korrik 2021, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R. dhe ka tentuar ta privoj nga jeta edhe të dëmtuarin B.B., në atë mënyrë që pas një konflikti fizik, në mes tyre në Viti, të njëjtit takohen prapë, ku fillimisht nga vetura del tani i ndjeri A.R., me shkop në dorë, ku në atë moment nga vetura e tij del edhe i pandehuri me armë zjarri, ku pastaj i ndjeri A.R., largohet dhe hyn në veturën e tij, mirëpo i pandehuri afrohet tek vetura, tek xhami i vozitësit ku ishte i ulur i njëjti dhe shtënë në drejtim të tij duke e goditur me katër plumba, e më pas del nga ana e pasagjerit dhe shtënë me armë pesë herë në të dëmtuarin B.B.

I ndjeri A.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë duke u transportuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërsa i dëmtuari B.B. ka marrë lëndime të rënda trupore.

United Hospital

Gjithashtu, i pandehuri pa leje ka mbajtur në pronësi armë zjarri, të cilat iu janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, i cili sipas kërkesës së prokurorisë që nga data 13 Korrik 2021 gjendet nën masën e paraburgimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.