UBT

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.A.

Sipas aktakuzës, më 22 shtator 2018, në fshatin Beguncë, komuna e Vitisë, i pandehuri ka tentuar t’a privojë nga jeta të dëmtuarin F.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në komunikacion, i pandehuri fillimisht e godet me grushte të dëmtuarin, pastaj ka shtënë me armë zjarri 4 (katër) herë në drejtim të tij, me ç’rast dy plumba bien në xhamin e parë të veturës por nuk depërtojnë te i dëmtuari dhe pas kësaj i njëjti me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me ketë veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Uji Dea

Gjithashtu, i pandehuri ka mbajt në pronësi, kontrollë dhe posedim, pa autorizim dhe leje përkatëse armë zjarri dhe një karikator, të cilat edhe i’u janë konfiskuar, me ç’rast ka kryer edhe veprën penale ‘”Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Prokuroria, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këto vepra penale dhe t`i shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.