United Hospital

Aktakuzë për veprën penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit Q.R., për shkak të veprës penale “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.R., në ditën e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare të Kosovës, përkatësisht më 06 tetor 2019, rreth orës 9h, duke qenë aktivist i partisë Vetëvendosje dhe anëtar i Këshillit iniciues të kësaj partie, në pikën e votimit në fshatin Pozheran, në mënyrë të kundërligjshme ka ndikuar në përcaktimin e lirë të votuesit, në atë mënyrë që në oborrin e shkollës së mesme “Kuvendi i Manastirit”, e kishte ndalë bashkëfshatarin e tij L.A., me ç’rast të njëjtit i kishte dhënë dy letra, njëra me numrat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe tjetra si fotoalbum me të gjithë kandidatët për deputet nga ana e kësaj Partie, me qellim që i njëjti të votonte për kandidatët e këtij subjekti politik, të preferuar nga i pandehuri.

KKVITI

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale të lartshënuar, prandaj prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të njëjtin t’a shpallë fajtor për këtë vepër penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.