FIDANISHTJA

Aktakuzë për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve R.M. dhe E.K., për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit, më 01 dhjetor 2019, në bashkëveprim, kanë rekrutuar, organizuar dhe ndihmuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 18 vjeçare, për qëllime të prostitucionit, ashtu që me veturë e dërgojnë të njëjtën në një motel në Gjilan, me qëllim që të kryente marrëdhënie seksuale me një person nga Gjakova, sipas marrëveshjes paraprake për kundërshpërblim prej 100 euro.

ARKATANA

Mirëpo, pas kryerjes së aktit, i njëjti refuzon që të miturës t’ia jap të hollat, për çka e njëjta përmes telefonit e njofton të pandehurin R.M., i cili së bashku me të pandehurin tjetër F.M., e ndalin këtë person në oborrin e motelit dhe ia marrin të hollat, të cilat pastaj nuk ia japin të dëmtuarës së mitur.

Të pandehurit R.M. dhe E.K., me kërkesë të prokurorisë, gjenden në masën e paraburgimit që nga data 03 dhjetor 2019./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.