Uji Dea

Aktakuzë për veprat penale “Detyrim” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Departamenti Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurve L.K. dhe A.SH., të cilët gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 7 shkurt 2019.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.SH., më 7 shkurt 2019, ka shkuar tek “HIB Petrol”, në komunën e Gjilanit, së bashku me të pandehurin L.K., të cilët ishin në gjendje të dehur, me ç’rast i pandehuri A.SH., fillimisht kërkon një pako cigare, pastaj një mbushje të telefonit, të cilat nuk i paguan, ku pas kësaj e detyron shitësin, tani të dëmtuarin B.S, që të ulej në tavolinë me të njëjtit, me ç’rast ka detyruar të dëmtuarin që të vepronte kundër vullnetit të tij.

Me këto veprime, i pandehuri A.SH., ka kryer veprën penale “Detyrimi”.

Mobi Casa

Ndërsa, i pandehuri L.K., ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë që zyrtarët policor H.P. dhe A.R., fillimisht i ka kanosur me fjalë, pastaj i ka penguar, duke i kapur për uniforme, gjatë kohës kur tentonin t’a arrestonin të pandehurin A.SH.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”./rajonipress/