Fundamenti

Aktakuzë për vepër penale Keqpërdorim i besimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.M, për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit” , i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 23 nëntor 2018.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2017 dhe më 16 nëntor 2018, i pandehuri, në cilësi të shitësit ambulant, në një kompani në Gjilan, me dashje dhe me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur autorizimet e tij, ashtu që duke shfrytëzuar autorizimin e dhënë për përfaqësimin e interesave pasurore të të dëmtuarit S.SH, ka tejkaluar autorizimet dhe paratë e arkëtuara nuk i ka deponuar por i ka përvetësuar për nevojat e tij, duke e dëmtuar të dëmtuarin në vlerë prej 1.973,69 euro.

United Hospital

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata, që të pandehurit t’i shqiptohet sanksion penal, i cili do t’i përgjigjej të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu, është kërkuar që të njëjtit t’i shqiptohet edhe dënim plotësues, me të cilin do të urdhërohej i pandehuri, që dëmtuarit, t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.