KKVITI

Aktakuzë për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.A., për shkak të veprës penale Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Sipas aktakuzës, që nga viti 1999, e deri më sot, në Gjilan, i pandehuri M.A., në mënyrë të vazhdueshme dhe të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, banesën në sipërfaqe prej 59.65 m2, pronë e të dëmtuarit S.C., në atë mënyrë që pa asnjë dokument pronësie, pa lejen dhe pëlqimin e të dëmtuarit ka hyrë në banesën e tij, të cilën e shfrytëzon edhe tani pa asnjë bazë ligjore.

Gjendja faktike, përpos tjerash është vërtetuar edhe nga vendimi mbi ndarjen e banesës në shfrytëzim, si dhe gjatë intervistimit edhe vet i pandehuri e ka pranuar se në atë banesë është vendosur që nga viti 1999, me të cilat prova vërtetohet koha, vendi dhe mënyra e kryerjes së veprës penale.

Eco Higjiena

Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin menjëherë t’a obligojë që t’a liroj pronën e uzurpuar dhe të njëjtën t’ia kthejë pronarit të ligjshëm, në gjendje të mëparshme.

Gjithashtu, prokuroria ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të njëjtit t’i shqiptohet dënimi i merituar sipas Ligjit thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.