UBT

Aktakuzë për trafikim organesh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Parodi nga Demir Krasniqi

Gjykata Ndërkombëtare n’ qendër të Roganës –
Do t’ ngritë Aktakuzë për Trafikim Organesh !

I pari n’ Aktakuzë , është Durmishi i Dulës –
Ka bërë trafikime me organe t’ pulës !

I dyti n’ Aktakuzë , është Çahili i Çelit –
Ka bërë trafikime me organe t’ gjelit !

I treti n’ Aktakuzë , është Martini i Gjergjit –
Ka bërë trafikime me organe t’ qengjit !

I katërti n’ Aktakuzë , është Sallahi i Selës –
Ka bërë trafikime me organe t’ deles !

I pesti n’ Aktakuzë , është Braha i Bradashit –
Ka bërë trafikime me organe t’ dashit !

I gjashti n’ Aktakuzë , është Kasami i Kasapit –
Ka bërë trafikime me organe t’ cjapit !

Mobi Casa

I shtati n’ Aktakuzë , është Cani i Çabiçit –
Ka bërë trafikime me organe t’ viçit !

I teti n’ Aktakuzë , është Ferati i Logjës –
Ka bërë trafikime me organe t’ lopës !

I nënti n’ Aktakuzë , është Toma i Gaxherrit –
Ka bërë trafikime me organe t’ derrit !

I dhjeti n’ Aktakuzë , është Zefi i Micit –
Ka bërë trafikime me organe t’ gicit !

I njëmbëdhjeti n’ Aktakuzë , është Mahmuti i Shefkut –
Ka bërë trafikime me organe t’ peshkut !

I dymbëdhjeti n’ Aktakuzë , është Sylejmani i Hetës –
Ka bërë trafikime me organe t’ bletës !

Gjilan, më 25.05.2017. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.