Mobi Casa

Aktakuzë për trafikim me njerëz dhe marrje apo mbajtje të kundërligjshme të fëmijës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.F. dhe R.A., për shkak të veprave penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.F., më 8 maj 2003, në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmiun e posalindur të të dëmtuarës N.A., ashtu që pas lindjes e ka detyruar të njëjtën që pa pëlqimin e saj, në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan, t’ia japë fëmiun të pandehurës R.A.

Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Trafikim me njerëz’’ nga neni 171 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

FIDANISHTJA

Ndërsa, e pandehura R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe ka mbajtur fëmiun e të dëmtuarës N.A., pa përfillur procedurat lidhur me marrjen dhe mbajtjen e fëmiut, nga institucioni përkatës.

Me këto veprime, e pandehura ka kryer veprën penale “Marrja e kundërligjshme e fëmijës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.