ARKATANA

Aktakuzë për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot është ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit R.H., për shkak të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës, më 26 dhjetor 2018, në Shtëpinë e Shëndetit, në fshatin Zhegër, komuna Gjilan, i pandehuri R.H., me dashje, me përdorimin e atëçastshëm të dhunës dhe me kanosje serioze për sulm, e ka sulmuar personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, mjekun kujdestar, tani të dëmtuarin F.Q.

I pandehuri ka ndërmarrë këto veprime, pasi që mjeku kujdestar, për shkak të grevës së përgjithshme, nuk i ka ofruar ndihmë mjekësore vajzës së tij dy vjeçare, ku i njëjti i revoltuar shkon në shtëpi dhe merr një sëpatë, me të cilën tenton t’a godet, mirëpo i dëmtuari arrin që t’a kapë sëpatën me dorë, me ç’rast të dy kacafyten mes vete, derisa aty ndërhyjnë policia dhe e arrestojnë të pandehurin.

Hidromorava

I pandehuri, që nga data 28 dhjetor 2018, gjendet nën masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas Ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.