UBT

Aktakuzë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve E.M. dhe Ç.S. Sipas aktakuzës, i pandehuri E.M., më 21 janar 2019, në komunën e Kamenicës, derisa ka qenë në veturën e tij ‘’Golf II’’, nga pakujdesia duke manipuluar me armë zjarri, e ka plagosur në anën e majtë të këmbës së djathtë, të pandehurin tjetër Ç.S., i cili kishte qenë si pasagjer në ulësen e parë të automjetit, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është dërguar për ndihmë, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

I pandehuri Ç.S., që nga muaji nëntor 2018, pa leje ka mbajtur në pronësi armën e llojit ‘’Ekol Special’’, të cilën në fillim të muajit janar ia kishte shitur të pandehurit E.M., në shumë prej 130 euro, me ç’rast akuzohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse’’ .

KKVITI

Gjithashtu, edhe i pandehuri E.M., akuzohet për të njëjtat vepra penale, pasi që e ka blerë armën e zjarrit nga i pandehuri Ç.S., të cilën e ka poseduar pa leje.

Prokuroria, i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit të provave, të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’iu shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.